Simeone: VAR-i favorizon drejtësinë në lojën e futbollit, Ronaldo …

Diego Simeone ka folur në prag të ndeshjes së të shtunës ndaj Getafes, por nuk ka shmangur pyetjet për polemikat në Champions pas kartonit të kuq të Ronaldos.

“Cristiano nuk besoj se bërë asgjë për t’u larguar me karton të kuq. Tani mund të shohim evolucionin e VAR, duke parë dhe mënyrën se si u ndëshkua Ronaldo, teksa duhet më shumë vëmendje për gjithçka.

Gjyqtarët kanë mundësinë që ta kenë ndihmë. Mendoj se favorizon drejtësinë në lojë dhe se do të përmirësohet gjatë viteve”, deklaroi “El Cholo”.