Rrëfimi i Robert Aliajt: Jam përdhunuar kur isha 16 vjeç

Ai është një nga personazhet e veçantë që shpesh tërheq vëmendjen me deklaratat dhe veprimet e tij. Bëhet fjalë aktorin dhe piktorin Robert Aliaj i cili ka treguar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos se është përdhunuar në moshën 16-vjeç.

Nano e pyeti se kur ka qenë hera e parë e tij, ndërsa Roberti iu përgjigj: “Për herë të parë më kanë përdhunuar. Kam qenë në një dasmë. Një grua e madhe më tërhoqi nga dasmorët dhe më çoi te shkolla e partisë dhe aty ndodhi. Kjo ngjarje më shkatërroi”, ka rrëfyer Roberti.

Ai ka shtuar se është një njeri i ndjeshëm, dhe përpiqet të qendrojë i fortë vetëm për fëmijët.

“Dua ta mbaj veten për fëmijët, por unë jam shumë i dobët”, ka thënë Roberti.