Përmet, gjendet i vdekur i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet.

Një i moshuar është gjetur i vdekur në një përrua.

Bëhet fjalë për 79-vjeçarin me inicialet M. K.

Policia thotë se i moshuari ka qenë duke kërkuar bagëtitë, kur ka rënë nga një lartësi e madhe prej 200 metrash.

Trupi i pajetë i 79-vjeçarit është gjetur pas mesnatës.