Monika Kryemadhi publikon fotot nga Kryegjyshata Botërore

Monika Kryemadhi pasi ka vizituar Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në Tiranë shkruan në profilin e saj në facebook:

Me kënaqësi vizitova si përvit në këtë ditë të shënuar, ndër më të rëndësishmet për besimtarët bektashinj, selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit në Tiranë, për të ndarë urimin me besimtarët e me kryegjyshin e bektashinjve, Baba Mondin.

Ndava urimin, sipas traditës së bektashinjve e mora nga ta mësimin që sakrifica, por edhe toleranca e shpirtpastërtia janë ndër vlerat e paçmueshme njerëzore.

Mirësi, paqe e begati për të gjithë!