Manjani-Ramës: Çoje vendin sot në zgjedhje, nëse ke burrni

Një deklaratë e Kryeministrit Edi Rama, se nëse bëhen zgjedhjet sot ai fiton më shumë deputetë se në zgjedhjet e 2017, për Ylli Manjanin janë vetëm fjalë.

Në një status në facebook, ish-ministri i Drejtësisë, thotë se burrnia e do që të çojë vendin në zgjedhje. Por për të kreu i qevrisë nuk e ka aq burrni, ”pasi bën si plakat e katundit”.

”Nëse nuk e ka kaq burrni, bën llapa llapa kot si plakat e katundit, që pasi kanë shtruar nuset e shpisë në punë i shesin pordhë njëra-tjetrës”,-shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Edi Rama sugjeron se “po të bëhen zgjedhje sot, ai fiton më shumë deputetë se një vit më parë..”

Shumë mirë! Burrnia e do që të çojë vendin në zgjedhje, tani, sot, menjëherë dhe ti marrë ato deputetë!

Po i mori vërtetë i gëzoftë dhe Shqipërinë e mbretëroftë!

Nëse nuk e ka kaq burrni, bën llapa llapa kot si plakat e katundit, që pasi kanë shtruar nuset e shpisë në punë i shesin pordhë njëra-tjetrës…