“Lasgushi” fluturon me 101 gazetarë në Stamboll (FOTO)

“Lasgushi”, avioni i parë i “Air Albania”, është ngritur sërish ditën e sotme nga aeroporti i Rinasit drejt Stambollit. Pas fluturimit me studentët e ekselencës dhe me pensionistët, këtë të premte ishte radha e gazetarëve e artistëve të fluturojnë në Stamboll. Pjesë e këtij udhëtimi janë 101 gazetarë e artistë. Nga fotot e marra ditën e sotme në avion, bie në sy shkrimi në shqip dhe në anglisht i të gjitha udhëzimeve. Fluturimet për qytetarët do të nisin në javën e tretë të tetorit, fillimisht me linjën Tiranë-Stamboll dhe më pas destinacione të tjera drejt Europës.