FOTOLAJM/ Ambasada kineze bën bashkë Metën, Ruçin dhe Bashën

Ambasada kineze në Tiranë zhvilloi këtë të premte një pritje ku të pranishëm ishin Presidenti i Republikës Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish-Presidenti Bujar Nishani, si dhe një sërë personalitetesh publike.

Në ceremoninë e festimit të Festës Kombëtare të Kinës organizuar nga Ambasada kineze në Tiranë, u promovua libri “Kina, një Vështrim Shqiptar” (China, an Albanian Insight) u promovua më 21 shtator 2018, .

Promovim i një libri

Libri “Kina, një Vështrim Shqiptar” (China, an Albanian Insight), me autor Genc Mlloja, u promovua më 21 shtator 2018, në ceremoninë e festimit të Festës Kombëtare të Kines organizuar nga Ambasada kineze në Tiranë.

Libri “Kina, një Vështrim Shqiptar” (China, an Albanian Insight) doli në qarkullim këto ditë i printuar nga Shtëpia Botuese “Onufri”, në Tiranë.

“China, an Albanian Insight”, libër i cili është në gjuhën angleze, hapet me një parathënie të profesorit të mirënjohur Arben Malaj, si dhe me një intervistë të kryeministrit të Kinës, Li Keqiang.

Në tre kapituj në 270 faqet e tij, libri përmban në pjesën e parë përshtypje udhëtimesh të autorit i cili ka vizituar Kinën katër herë; kapitulli i dytë përfshin opinione e artikuj mbi zhvillimet në marrëdhëniet shqiptaro-kineze, si dhe në Kinë.

Libri mbyllet me kapitullin e tretë që përmban intervista të autoriteteve politike dhe akademike kineze.

Vend të veçantë në këtë pjesë zënë intervistat me ambasadorët kinezë në Tiranë që nga 2009 deri më 2018.

Po kështu vend të dukshëm kanë opinione të politikanëve, ekonomistëve e studiuesve shqiptarë për marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën.

Në libër janë përfshirë një përzgjedhje e shkrimeve më të rëndësishme të botuara në gazetën “Albanian Daily News”, prej autorit gjatë periudhës 2009-2018.

Që në krye të librit, autori u shpreh mirënjohjen e tij Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri dhe gazetës “Albanian Daily News” që bënë të mundur botimin e këtij libri.

Do të ishte e pamundur që ky projekt të realizohej pa punën e lartë profesionale dhe përkushtimin shembullor të mjeshtrit Suad Barbullushi, që e “pikturoi” këtë botim në harmoni me përmbajtjen e tij dhe vendin, Kinën, për të cilin është shkruar.

Kush do të ketë rastin ta ketë në dorë këtë liber nuk do të kursejë kënaqësinë për punën cilësore të “Onufrit”, e shprehur në elegancën e “China, an Albanian Insight”!