FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i famshëm i serialit turk

Aktori i njohur që u bë i famshëm në Shqipëri nga seriali “Dashuri me qira”, Ferdi Merter, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 79 vjeçare.

Ai luante rolin e gjyshi Omeri në këtë serial. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë faqja e serialit turk.

Ferdi Merter ka interpretuar një numër të madh rolesh në filma të ndryshëm, seriale ose shfaqje televizive dhe ishte një prej aktorëve më të njohur në Turqi.

ImageImage