Dybala dhe Cuadrado fitojnë sfidën ndaj Ronaldo-Manduzkic, ja si e “paguan” kroati (VIDEO)

Atmosfera te Juventusi është fantastike pavarësisht ndëshkimit me karton të kuq dhe dëmtimeve të Khedirës dhe Douglas Costës. Në seancën e sotme stërvitore humori ka qenë dukshëm në nivele të larta te disa prej futbollistëve, të cilët kanë vijuar sfidën mes tyre me gjuajtjet në hyrje të zonës.

Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado kanë qenë më të saktët duke fituar sfidën ndaj Cristiano Ronaldos dhe Mario Mandzukic. Ky i fundit ndërkohë është detyruar që të mbajë në shpinë Dybala-n dhe Cuadradon, duke paguar “gabimet” në goditjet drejt portës.

Humori para ndeshjes ndaj Frosinones duket se është në nivelin e duhur te bardhezinjtë.