Chelsea “ngec” në Qipro, moti i keq i prish planet Sarrit

Ekipi i Chelsea-t u detyrua që të qëndronte edhe një natë tjetër në Greqi. Fluturimi i tyre drejt Londrës u ndalua për shkak të motit të keq. Lojtarët duhet të përgatiten për ndeshjen e së dielës që do të zhvillojnë ndaj West Ham.

“Blutë” po planifikonin që të ktheheshin menjëherë pas fitores 1-0 të arritur ndaj PAOK-ut, mbrëmjen e djeshme. Por, moti i keq i detyroi që të kalonin natën në Selanik. Siç shkruan “The Sun”, ata do të kthehen në shtëpi këtë pasdite.

Trajneri Maurizio Sarri donte që lojtarët të ktheheshin sa më shpejt që të përgatiteshin për sfidën e radhës në kampionat. Vonesa e fluturimit i ka lënë vetëm 48 orë kohë teknikut italian për të bërë gati ekipin për takimin e fundjavës.

Chelsea i ka fituar të gjashta ndeshjet e këtij sezoni, pesë në Premier League dhe një në Champions, duke e nisur mbarë sezonin e ri.