Arrestohet punonjësi i policisë dhe një shtetas turk në Rinas (Emri)

Një punonjës policie  është arrestuar në Rinas së bashku me një shtetas turk. Mësohet se në pranga ka përfunduar punonjësi i policisë Gazmir Dega si dhe shtetasi turk Servet Aksoy 44 vjeç.

Punonjësi i policisë shqiptare ka favorizuar kalimin e paligjshëm të shtetasit turk dhe akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.

Më herët, në kuadër të këtij operacioni është arrestuar ne flagrance një kontrollore e Komisariatit Rinas pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq.

Njoftimi i plotë:

Ne vijim te operacionit, SHÇBA ka ndaluar ne oret e mbremjes edhe 1 punonjes policie dhe 1 shtetas turk, per korrupsion aktiv dhe efektivi si i akuzuar per dhenie ndihme per kalim te paligjshem dhe shperdorim detyre.

Te ndaluarit jane:

– Gazmir Dega, punonjes policie ne Komisariatin nr 1 ne Tirane

– Servet Aksoy, 44 vjeç, nga Turqia.

Me heret, ne kuader te ketij operacioni eshte arrestuar ne flagrance nje kontrollore e Komisariatit Rinas pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshem te 7 shtetasve turq.

Hetimet po vijojne.