Snajperisti Putin, presidenti rus “vret” objektivin nga 600 metra (VIDEO)

Vladimir Putin shooting from new Kalashnikov rifle today

Presidenti rus Vladimir Putin ka treguar se është një “vrasës vdekjeprurës” pas një video të zbuluar ku duket duke qëlluar me snajper.

Kreu i Kremlit goditi kokën dhe barkun e shënjestrës statike 600 metra larg teksa mori pjesë në një vizitë në parkun Patriot në rajonin e Moskës.

Tre nga pesë gjuajtjet e tij ishin të mjaftueshme për të “vrarë” objektivin me snajperin SVCh-308. Dy plumbat e tjerë dolë jashtë targetit.

Në pamje, duket Putin i veshur me kostum e kollare teksa merr pozicion në tavolinë për të gjuajtur.

Ai tregoi aftësitë e tij pas pretendimeve nga Britania se ka sulmuar sërish me helm armiqtë e tij në Salisbury.