Skema mashtruese, Prokuroria sekuestron 25 mln lekë

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe krijimit të skemave mashtruese për rimbursim të TVSH-së në ngarkim të administratës tatimore dhe subjektit Gj.I. Nga hetimet e deritanishme ka dyshime të arsyeshme për rimbursim të TVSH-së në vlerën e rreth 25 000 000 lekëve duke përdorur transaksione bankare fiktive dhe duke rritur fiktivisht çmimin e mallrave të blera nga subjekti në persona të tretë. Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës Tiranë vendosjen e sekuestros mbi llogaritë bankare të subjektit Gj.I për shumën 25,000,000 lekë.