Shqipëria merr një lajm të mirë nga FIFA edhe pse u mund nga Skocia

Pas humbjes ndaj Skocisë, Shqipëria e Christian Panuccit merr një lajm të mirë nga FIFA. Instuticioni më i lartë i futbollit Botëror ka publikuar renditjen e re për muajin shtator me kuqezinjtë që kanë ngjitur një shkallë në klasifikim. Fitorja 1-0 ndaj Izraelit në Elbasan Arena ka qenë një bonus i madh për Shqipërinë aq sa humbja ndaj Skocisë nuk ka ndikuar dhe aq.

Kuqezinjtë aktualisht janë të 57-ët në botë me 1383 pikë. Shqipëria lë pas përfaqësuese të tilla si Ekuadori, Finlanda, Bolivia e Sllovenia, ndërsa para kombëtares shqiptare pozicionohen Japonia, Koreja e Jugut dhe Burkina Faso. Nga vendi i 58-të tashmë jemi të 57-ët, shumë larg rekordit historik të 2015-ës kur Shqipëria e De Biasit në gusht të atij vitit ishte e 22-ta në renditjen Botërore.

E 138-ta në botë Kosova që pas barazimit ndaj Azerbajxhanit dhe fitores ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve ka ngjitur tre pozicione. Vendi i parë çuditërisht ndahet nga Belgjika dhe Franca në kuotë të barabartë pikësh për këtë muaj ndërsa ndiqen nga Brazili, Kroacia, Uruguai dhe Anglia.