Shënoi super gol në Champions, rinovimi i Icardit me Interin është ende në “ajër”

Mauro Icardi është padyshim pika më e fortë e Interit, por kjo mesa duket nuk ka bindur drejtuesit për t’i rinovuar kontratën, e cila i skadon në vitin 2021. Pavarësisht se të dyja palët duken të qeta në lidhje me këtë situatë, ato janë akoma larg marrëveshjes, duke marrë parasysh kërkesat e larta të sulmuesit për rrogën.

Në merkaton e verës që lamë pas, Icardi ka marrë tre oferta të majme, nga klube të nivelit të lartë, shifra shumë më të larta se 4.5 milionët që merr në sezon tek Interi, numër i cili u rrit edhe prej kualifikimit në Champions League. Pozicioni i tij është mjaft i qartë. Ndihet shumë mirë tek Interi, e nuk ka ndërmend të krijojë probleme, por 25 vjeçari pret nga Suning një propozime si ato që i erdhën në verë.

Edhe vetë klubi zikaltër dëshiron qëndrimin e lojtarit, por nuk e ka hedhur ende hapin e parë për zhbllokimin e situatës. Interi duhet të lëvizë shpejtë nëse nuk dëshiron ndonjë surprizë të pakëndshme.