PPP, “shpëtimi” i rrugëve, Gjiknuri: Është e vetmja mënyrë për t’i mirëmbajtur

Partneriteti Publik-Privat, sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është mënyra e vetme për të shpëtuar rrugët nga degradimi.

Teksa po diskutonte në Kuvend për huanë prej 16 milion USD, e cila do të shkojë për përfundimin e autostradës Tiranë-Elbasan, Gjiknuri tha se kosto e mirëmbajtjes së tyre është tejet e lartë, ndërkohë që buxheti i shtetit arrin të financojë vetëm një pjesë të shumës.

Sipas ministrit, qytetarët shqiptarë duhet të japin kontributin e tyre për mirëmbajtjen e rrugëve, çka do të thotë se ata duhet të paguajnë  për kalimin në segmente të caktuar rrugorë.

Ministri garantoi se huaja prej 16 milion dollarësh do të përmbyllë të gjitha punimet në autostradën Tiranë-Elbasan, ndërkohë që sipas parashikimeve ajo do të jetë e hapur për kalimin e automjeteve në dhjetor të këtij viti.