Owen Hargreaves: Interi ekip mediokër, Tottenham hodhi në plehra 3 pikë

Owen Hargreaves mendon se Tottenhami duhet të largohej me të paktën një barazim nga “San Siro”. Ish-mesfushori i Manchester United nuk e ka fshehur dot habinë për fitoren e Interit, duke deklaruar për BBC-në:

“Mendoja se Tottenhami ishte skuadra më e mirë, por në dhjetë minuta mungesë përqendrimi humbën një ndeshje që duhej të paktën ta barazonin. Në Champions nuk mund të ‘fikesh’ dhe duhet të qëndrosh në lojë deri në fund.

Interin e mendoja një ekip mediokër dhe sipas mendimit tim ‘Spurs’-at ishin skuadra më e mirë në fushë, por çuditërisht hodhën në plehra një rezultat të mirë në minutat e fundit. Humbja në këtë mënyrë ishte një goditje në zemër”, u shpreh Hargreaves.