Clattenburg: Vendimi i gabuar i gjyqtarit, të dy lojtarët duheshin ndëshkuar …

VALENCIA, SPAIN - SEPTEMBER 19: Cristiano Ronaldo of Juventus reacts after get a red card during the Group H match of the UEFA Champions League between Valencia and Juventus at Estadio Mestalla on September 19, 2018 in Valencia, Spain. (Photo by Quality Sport Images/Getty Images)

Cristiano Ronaldo ishte i pafat në debutimin në Ligën e Kampionëve me Juventusin. Sulmuesi portugez u largua padrëjtësisht nga fusha e lojës, pasi preku në kokë Murillon, teksa anësori bëri me shenjë se ishte një sjellje e gabuar.

Mark Clattenburg, një nga gjyqtarët më të njohur që ka gjykuar finalen e Europianit, Francë-Portugali por edhe finalen e Championsit, Real Madrid-Atletiko Madrid është shprehur se duhej evituar kartoni i kuq dhe se të dy futbollistët duhet të merrnin të verdhë.

“Nëse do të isha unë gjyqtari i asaj ndeshje, do të kisha dhënë një goditje dënimi për Valencian dhe do të ndëshkoja me karton të verdhë të dy lojtarët. Ronaldo duhet të dënohet vetëm një ndeshje, pasi më shumë do të ishte shumë e ashpër”, deklaroi arbitri anglez.