Casmiro: “Topin e Artë” e meriton Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo meriton që të fitojë “Topin e Artë” në vend të vend të Luka Modric. I këtij mendimi është mesfushori i Real Madridit, Casemiro, i cili për momentin është shoku i ekipit të kroatit. Isco mbështeti Modric për ta fituar çmimin prestigjioz individual për herë të parë, pasi shkëlqeu në fitoren ndaj Romës në Champions, të mërkurën.

Braziliani mendon se kapiteni i Portugalisë meriton të gjashtin “Top të Artë”. “Viti i Luka ka qenë spektakolare. Por, sipas mendimit tim, ‘Topi i Artë’ duhet t’i jepet Cristiano Ronaldos, sepse ai ka qenë më i miri gjatë sezonit të kaluar”.

Real Madrid fitoi dje me lehtësi 2-0 ndaj Romës në ndeshjen e parë në Grupin G.