Ahmetaj “kamerier”, Ulsiu s’ndihet mirë me syze, Beqajt e Kumbaros ua lexon fjalimet Rama (FOTOLAJM)

Opozita ende vijon bojkotin e seancave plenare dhe nuk dihet se kur ajo do ti rikthehet jetës normale parlamentare.

Dhe teksa janë mbushur 4 javë nga çelja e sesionit të ri parlamentar, pamjet që ofron salla e seancave plenare është thuajse e njëjta: deputetët dhe ministrat socialistë duken të relaksuar pa praninë e kolegëve të tyre opozitarë, ku më së miri e tregojnë në sjelljen e tyre, ku ministrat bëjnë dhe rolin e kamarierit, apo kur kryeministri ua lexon tekstet  e fjalimeve para se të ngjiten në foltoren e Kuvendit, ministrave apo dhe deputetëve të tij.

Dhe në përpjekje për të imituar sadopak paraardhësin e tij në krye të Komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja u shfaq disi në siklet me syzet e reja.

Më poshtë “Koha Jonë” sjell për kënaqësinë tuaj 70 momente të fiksuara nga agjencia fotografike e lajmeve “LSA” nga punimet e sotme parlamentare: