Zakonet më të këqija të shenjës së Akrepit

Astrologjia mund të thotë shumë për ne, edhe për personalitetin tonë.

Është obsesiv: Akrepi është shenja më obsesive e zodiakut.

Kontrollon gjithçka: Akrepi ndien nevojën për të pasur kontrollin e gjithçkaje në jetë dhe kjo mund të sjellë sfida të mëdha në marrëdhënie.

E përjeton shumë keq dështimin: Askujt nuk i pëlqen të dështojë por akrepit një dështim do t’i shkaktonte pagjumësi për një kohë të gjatë.

Është shumë i rezervuar: Akrepit i duhet një përjetësi për t’u hapur. Kjo mund të ketë ndikim tek marrëdhëniet e tij, pasi mund të mbyllet akoma më shumë në vetvete ose të ndihet i poshtëruar.

Ka pritshmëri të mëdha: Besnikëria e akrepit nuk mund të vihet në diskutim. Megjithatë limitet e intensitetit të tij nuk janë në të njëjtin nivel me shumicën e njerëzve. Për këtë arsye mund të mendoni se akrepi kërkon shumë.

Sugjerim: Cila është mënyra më e mirë për t’u përballuar me frikën e të hapurit? Akrepi mund të përfitojë shumë nga meditimi i cili e ndihmon me mendimet obsesionuese. Dhe duhet t’u besojë më shumë njerëzve.