Vetingu në politikë, Këshilli i Legjislacionit mblidhet më 26 shtator

Mbledhja e këshillit të legjislacionit ku do të diskutohet nisma kushtetuese e PD për vetingun në politikë, do të zhvillohet më 26 shator.

Me urdhër të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruci, këshilli i legjislacionit dhe komisioni i ligjeve mblidhen për të shqyrtuar nismën kushtetuese të PD për vettingun në politikë, më 26 shator në orën 12:00.

Në bashkëbisedimin e zhvilluar një ditë më parë me gazetarët, kreu i PD Lulzim Basha, kërkoi nga kryeparlamentari Ruci, mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ditën e premte, për të shqyrtuar nismën e opozitës për vetting në politikë.