Vasili: Ruçi të ndalë kriminalizimin dhe delegjitimimin e Kuvendit

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ku i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të ndalojë kriminalizimin e Kuvendit. Vasili thekson se Gramoz Ruçi ka përgjegjësi kushtetuese të rënda dhe duhet të ndalë menjëherë këtë puç, për të mos u bërë ortak i hapur me hajdutët.
Së fundmi, kreu i Grupit Parlamentar të LSI nënvizon se Ruçi ka detyrën dhe përgjegjësinë t’i ndalë në të kundërt edhe ai është bashkëpërgjegjës,ortak dhe përfitues në ketë vjedhje gjigante të teatrit kombëtar

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Ligji i Teatrit dhe votimi antikushtetues në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese është fundi i parlamentit. Gramoz Ruçi ka shansin e fundit për të mos lejuar gërmadhën e parlamentit,që të shembet krejtësisht.

Degjenerimi kushtetues dhe procedural i parlamentit është një realitet, që asgjëson Republikën Parlamentare dhe e zhyt vendin në kaos politik.

Hajdutëria histerike nuk po duron dot që të vjedhë sa më parë tokën e teatrit.
Gramoz Ruçi ka përgjegjësi kushtetuese të rënda dhe duhet të ndalë menjëherë këtë puç të konsumuar ditën për diell për të mos u bërë ortak i hapur me hajdutët.

Ai është Kryetar i Kuvendit të të gjithë popullit dhe jo avokat i kusarëve.
Dekreti i Presidentit nëse votohet pro e kthen ligjin për ripunim ne kuvend, për tu riparaqitur përsëri me ndryshimet që do të propozohen t’i bëhen. Kjo është kaq e qartë sa s’bëhet.

Padurimi i hajdutëve të qeverisë, që mezi presin te fusin prenë në dorë,tokën e teatrit për ta shqyer kërkon të shqyejë dhe Kushtetutën dhe Parlamentit.

Ruçi ka detyrën dhe përgjegjësinë t’i ndalë në të kundërt edhe ai është bashkëpërgjegjës,ortak dhe përfitues në ketë vjedhje gjigante dhe do të marrë përsipër pasojat për delegjitimimim e Parlamentit dhe zhytjen e tij në kaos.

Opozita letër Ruçit: Nesër të miratohet dekreti, jo drafti me ndryshimet e PS