Tifozët e maskuar të Valencias sulmojnë hotelin e Juves, i prishin gjumin Ronaldos

Futbollistët e Juventusit dhe Cristiano Ronaldo nuk kanë kaluar aspak një mbrëmje të qetë. Një grup të rinjsh, te maskuar, i janë afruar hotelit ku qëndroi mbrëmë ekipi italian, duke u prishur gjumin pak pas mesnatës.

Ngjarja ndodhi në hotelin “Westin”, teksa tifozët hodhën fishekzjarrë për t’u prishur gjumin, ndërkohë që shfaqën edhe disa banderola ndaj ekipit italian. Patrullat e policisë kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje për të shmangur incidente të mëtejshme.

Kamerat e sigurisë së hotelit kanë siguruar edhe pamjet që do të shërbejnë për të identifikuar personat e maskuar. Delegati i punësuar për këtë çështje e ka cilësuar si sjellje huligane, por është cilësuar si një incident i vogël. /Koha Jone/

Gjurmët përdorën për të shqetësuar gjumin e lojtarëve të Juventusit.  / LP