Rama nuk kursen ironinë: Ja kalimi nga 3D në realitet (VIDEO)

Kryeministri Rama i ka uruar ndjekësit në facebook, me një video me pamje përgjatë aksit që përshkon qytetin e Pogradecit nga hyrja në dalje, e deri në krye të Qafës së Plloçës. ”MIRËMËNGJES dhe me kalimin nga 3D në realitetin përgjatë aksit që përshkon qytetin e Pogradecit nga hyrja në dalje, e deri në krye të Qafës së Plloçës, ku u investua drejtpërdrejt nga qeveria pas më shumë se 20 vitesh situate tejet problematike, ju uroj një ditë të mbarë #eGjithëVëmendjapërJu”,-shkruan Rama.