Rama mbledh me urgjencë Asamblenë e Tiranës

Foto nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS së Tiranës

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste ka mbledhur me urgjencë Asamblenë e PS-së në Tiranë.

Përveçse mobilizimit të strukturave socialiste të kryeqytetit për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore që pritet të mbahen pas afro 10 muajsh, burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama ka kërkuar angazhim maksimal në terren për të afruar pranë PS-së sa më shumë të rinj. Ndërkaq, në mbledhje të pranishëm përveç kryesocialistes së Tiranës, Blerina Gjylameti, ka qenë kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, Arben Pëllumbi, si dhe deputetët e PS-së në Tiranës, si dhe ministri Pandeli Majko.