PD mirëpret ambasadorin e ri të BE-së: Shpresë dhe besim

Mirëseardhje për ambasadorin e ri të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, e ka dhënë edhe Partia Demokratike. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa me anë të reagimi në ”Twitter” ka shprehur shpresë dhe besim te Soreca dhe puna e tij e mëparshme.

“Mirë se erdhe në Shqipëri, Z.Ambasador Soreca. Shpresë dhe shumë besim tek emri i tij i nderuar dhe puna e tij e mëparshme në shërbim të përparimit të Shqipërisë drejt BE”, shkruan Zhupa.

Soreca ka zëvendësuar në Tiranë ish-ambasadoren Romana Vlahutin, me të cilën PD-ja pati disa herë përplasje për shkak të heshtjes që ajo mbajti ndaj kanabizimit të vendit.