Oriola provokon: Më pëlqen Ferrari (FOTO)

Ekspozimi i formave trupore në Instagram, është bërë shprehi edhe për Oriola Marashin. Bukuroshja shqiptare arrin të marrë vëmendjen e fansave sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale. Ajo është njëra prej bukurosheve që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje me dukjen e saj në kohët e fundit.

Në muajt e fundit, në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 249 mijë ndjekës, ka publikuar disa fotografi me bikini. ”Më pëlqen të jem një Ferrari”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së Oriolës.

Krahas të qenit një modele e pëlqyer, Marashi pritet që në një të ardhme të afërt të hyjë edhe në tregun muzikor shqiptar.