Në Kukës mbyllen 3 degë profesionale

Tre degë të arsimit profesional janë mbyllur nga Ministria e Financave në gjimnazin “Havzi Nela” në Kukës. Sipas një urdhri të dhënë nga ky institucion është vendosur që këtë vit shkollor të mbyllen degët e përpunim drurit, Elektroteknikës dhe Mekanikës.

Mësuesit që japin mësim në këto degë, kanë bërë thirrje për rishikimin të vendimit, pasi sipas tyre akoma ka nxënës që janë të interesuar të ndjekin studimet profesionale në këto degë.

Këtë vit shkollor, në Arsimin Profesional pranë shkollës “Havzi Nela”, janë regjistruar vetëm 19 nxënës për degën Teknologji dhe Informacion Kompjuterik. Ndërsa aktualisht në këtë gjimnaz arsimin profesional e ndjekin 110 nxënës.