Kërkohet një prokuror për Shullazin

Prokuroria e Përgjithshme nuk po gjen dot një prokuror të lexojë pretencën për Emiljano Shullazin dhe të akuzuarit e tjerë të të njëjtit proces. Pas komandimit të Elisabeta Ymerajt si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës dhe pas “sëmundjes” që i ka rënë prokurorit Ened Nakuçi, prokuroria ka dështuar të zgjedhë një prokuror tjetër.

Shorti për caktimin e një prokurori i organizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dështuar. 19 prokurorët e thirrur nga Donika Prela nuk kanë pranuar të zgjidhen me short dhe kanë braktisur mbledhjen.

Në seancën e kaluar përballë të akuzuarve doli prokurori Besim Hajdarmataj, ndërsa prokurori Ened Nakuçi nuk u paraqit pasi dërgoi një raport që tregonte se ishte i sëmurë.