Juventus përfundon nën hetim për transferimin e Ronaldos

Juventus është nën hetim nga UEFA, lidhur me transferimin e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez i dha fund aventurës me Real Madridin për të nënshkruar me kampionët e Italisë, Juventus “Zonja e Vjetër” pagoi 112 milionë euro për të marrë shërbimet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Calcio Mercato raporton institucioni më i madh i futbollist në Evropës, UEFA po shqyrton nëse është shkelur ndonjë rregullore në marrëveshjen rekord që arritën me gjigantët e Spanjës për kartonin e 33-vjeçarit. Ronaldo ishte vetëm një prej lojtarëve ‘shtesë’ në blerjet që kryen në merkaton e verës, ku shpenzuan 217 milionë paund me blerjen e kartonit të Douglas Costas dhe Joao Cancelo.

Portali italian raporton se këto marrëveshje mund të kthehen për t’u ndjekur. UEFA do t’i shohë me vëmendje këto lëvizje nëse shpenzimet e tyre janë në përputhje me të ardhurat që kanë marrë.