Jo vetëm Marcelon, Ronaldo kërkon edhe yllin e Bayernit te Juventusi

Cristiano Ronaldo dëshiron që të bashkohet sa më parë me James Rodriguez, por tashmë te skuadra e Juventusit. Sipas mediave iberike, “ylli” portugez po u bën presion drejtuesve bardhezi për të bërë të mundur ribashkimin me ish-shokun e skuadrës te Reali i Madridit, aktualisht pjesë e Bayernit të Mynihut.

Ronaldo ka konsideratë të veçantë për futbollistin kolumbian, madje sezonin e kaluar në disa raste ka shprehur hapur pakënaqësinë e drejtuesve “merengues”, që lejuan largimin e tij drejt kampionëve të Bundesligës.

CR7 dëshiron të luajë sërish në të njëjtën skuadër me Jamesin, ndaj po ndikon që Juventusi të luajë të gjitha kartat për ta sjellë në “Allianz Stadium” nga bavarezët. Bayerni ka ndërmend që ta blejë përfundimisht kartonin e kolumbianit, sikurse ka rënë dakord me Realin, kështu që ky operacion, konsiderohet i vështirë për bardhezinjtë, por asgjë nuk është e pamundur për kampionët e Italisë.

Image result for ronaldo james rodriguez