Hekurudha 106-vjeçare në mal për të cilën nuk keni dëgjuar asnjëherë

Ndërsa një tren në ngjyrë të kuqe dhe kremi ngjitet në malet e Alishan të Tajvanit, banorë ndalojnë e përshëndesin pasagjerët në bord. Ndjehet si një aventurë që të kthen pas në kohë kur udhëtimi më tren sapo kishte filluar dhe ishte emocionues.

Dhe në njëfarë mënyrë me këtë tren vazhdon akoma të jetë. Treni përshkon një hapësirë prej 71.4 kilometrash në malin Alishan. Treni është përfunduar në vitin 1912 kur vendi ishte pushtuar nga Japonia dhe hekurusha pyjore u përdor të transportuar selvi nga Alishan. Ndërsa tani ka funksionin vetëm për të transportuar pasagjerë në mal. Dhe sot, mbetet një nga hekurudhat më historike dhe më të bukura në botë.