Barazimi në Beograd, vlerësimi i mediave për Hysajn: Shumë i ndrojtur!

Napoli u ndal mbrëmë në një barazim pa gola ndaj Crvena Zvezdës, duke e nisur jo në mënyrën e duhur aventurën në Champions.

0-0 e lë shumë të zhgënjyer ekipin e Hysajt, sepse këto janë dy pikë të humbura me shumë peshë për renditjen finale. Pas dy javësh në “San Paolo” do të vijnë nënkampionët e Europës, të cilët treguan dhëmbët përballë Neymarit, Cavanit dhe Mbappe-së.

Vetëm nota 5.5 për Elseid Hysajn, të cilit media italiane i ka vendosur një notë relativisht të ulët dhe e ka argumentuar kështu: “Shumë i ndrojtur në fazën sulmuese, duhet akoma që të gjejë hapin e sezonit të shkuar”.