Viktor Tushaj: Të gjitha vendimmarrjet e qeverisë po ndikojnë në varfërimin e shpejtë të çdo shqiptari

Deputetit të LSI-së, Viktor Tushaj në një intervistë për emisionin “Aktualitet” në SHIJAK TV shprehet se të gjitha vendimmarrjet e kryeministrit dhe qeverisë po ndikojnë në varfërimin e shpejtë të çdo shqiptari.

Intervista e plotë

Viktor keni drejtuar dhe AKBN, por unë desha një opinion për dy ngjarjet e rëndësishme, së pari me një kompani ajrore e cila ka shkruar “Air Albania”, dhe e dyta rruga e Kombit, 3 mijë forca Renea, shoqëri civile u degdisën në Kukës.

Të dyja këto ngjarje janë në vazhdën e gjithë atyre vendimmarrjeve që ka bërë kjo qeveri fasadë. Ne nga veriu i themi për ti hedhur “trutë e bullarit” shqiptarëve. Së pari erdhi kjo kompania ajrore e formuar, apo kompania private, e cila sot merr pjesë me këto kapitale, formuar 8 ditë para se të arrihej kjo…

E regjistruar për eksperiment jo e regjistruar si kompani…

Pra tregon sesa korrekte, transparente është qeveria shqiptare, Kryeministri i Shqipërisë. Pastaj gjithë kjo jehonë që i bëri fasadë kësaj kompanie ajrore, më duket si një flluskë sapuni sepse kanë qenë shumë përpara kësaj edhe kompani të tjera të cilat kanë lënë gjurmë. Ti nuk mundesh ti bësh jehonë një kompanie të tillë duke qenë i bindur se nuk ka për të lënë tepër gjumë në ekonominë shqiptare, në xhepat e shqiptarëve, në uljen e çmimeve të biletave, në rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët shqiptarë të cilët duan të udhëtojnë. Megjithatë, ne jemi këtu për të parë sesa do të ndikojë kjo kompani, unë për vete kam bindjen, do ta verifikojnë dhe shqiptarët, ashtu siç ishin dhe vendimmarrjet e tjera të cilat kanë ndikuar në ekonomitë e tyre familjare, në varfërimin e kësaj ekonomie, në zhvatjen e xhepave të familjeve shqiptare me çdo vendimmarrje që qeveria shqiptare ka bërë. Ne nuk është se do të shpikim rrotën. Shqipëria, politika shqiptare, parlamenti, qeveria, të gjithë institucionet e këtij vendi kanë një detyrë: Të bëjnë një ekonomi të thjeshtë për familjet shqiptare, të bëjnë një ekonomi e cila të ndikojë që shqiptarët mos të ikin nga ky vend. Nuk është se ne do të bëjmë gjëra të mëdha, fasadë dhe pastaj ti zhvasim shqiptarët me Rrugën e Kombit, me kompanitë, me konçensionet me PPT. Sepse të gjitha janë fasadë dhe nuk ndikojnë absolutisht në ekonominë. Në shifrat makroekonomike mbase pas 10 -15 vjetëve mund që të japin efektet e tyre. Por sot për sot të gjitha këto vendimmarrje të kryeministrit të Shqipërisë dhe qeverisë së saj po ndikojnë në varfërimin e shpejtë të çdo shqiptari.

Është normale që njerëzit të largohen nga vendi sepse me këtë politikë, me këtë tension social që ka krijuar qeveria dhe mazhoranca.

Absolutisht që njerëzit të gjejnë veten tyre që të shpëtojnë nga ky tension social. Padiskutim që është detyrë e opozitës por edhe e shoqërisë civile që të kuptoj se Shqipëria nuk është as e qeverisë, as e mazhorancës as e politikës. Shqipëria është e shqiptarëve e fëmijëve tanë. Nuk ka vend më të bukur në botë sesa vendlindja e njerëzve. Ne duhet të kuptojmë se tendenca e kryeministrit dhe e qeverisë është që ti largojë. Kush largohet? Largohen njerëzit kurajozë. Largohen ata të cilët nuk pajtohen me gjendjen. Por njerëzit që duan të largohen, ata 365 mijë vetë të cilët kanë aplikuar për vizën amerikane duhet të kuptojnë se një ditë do të kthehen në Shqipëri. Tendenca e kryeministrit është që ta boshatisi vendin që ta ketë shumë më të lehtë. Me njerëz të varfër fitohet shumë më mirë, indoktrinohet populli shumë më mirë dhe njerëzit votojnë atë mazhorancë. Sot çfarë ka bërë kryeministri dhe qeveria? Në një aleancë të jashtëzakonshme, të dukshme dhe të padukshme në krimin e organizuar, me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar ai tenton që të blejë zgjedhje. Intelektualët, njerëzit, trurin ta largojë nga Shqipëria dhe me njerëzit e administratës publike që tashmë i ka çekuilibruar dhe i ka tensionuar, i ka masakruar, kërkon që të fitojë çdolloj zgjedhje dhe kjo e frikëson opozitën. Por të jeni të sigurt që kjo opozitë nuk do të ndalojë deri në ndërgjegjësimin e qytetarit të fundit të këtij vendi, që të kuptojë se politika shfarosëse e qeverisë dhe kryeministrit është afruar te pragu i derës së çdo shqiptari. Kështu që njerëzit dalëngadalë po e kuptojnë, njerëzit presin sinjalin që ti thonë ndal kësaj qeverisje, nuk mund të ndalosh ti në këtë formë. Ne aleancë t’i japësh ti të drejtën e qeverisjes, e drejtimit të institucioneve, kriminelëve më të mëdhenj të këtij vendi, ti nuk mund ta qeverisësh këtë vend, sepse jep mesazhin më të keq njerëzve tanë, intelektualëve, të cilët thonë se ne do të ikim nga ky vend, se nuk kemi ç’të bëjmë më në këtë vend. Në fakt është e çuditshme mënyra se si sillet kryeministri dhe qeveria. Në Shqipëri është një krizë të jashtëzakonshme besimi. Për shkak të atij mosbesimi që ka sot populli shqiptar tek politika. Mënyra e raportimit të njerëzve të politikës, të drejtuesve të institucioneve me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Kryeministrit dhe qeverisë nuk i ha më meraku për njerëzit e varfër, për njerëzit e këtij vendi, sepse të zbulojë kryeministri i Shqipërisë pas 5-6 vjetëve qeverisje dhe 20 e kusur viteve në politikën shqiptare, të zbulojë se ka familje të varfra dhe të shprehet se kjo është një situatë e tmerrshme, kjo është e çuditshme. Kjo është e çuditshme se si ka mundësi që Kryeministri i Shqipërisë nuk e di që 60% e familjeve shqiptare janë në kufijtë e mbijetesës. Kemi parë në ato dëgjesat e famshme që bën, ulu njëri, ngrihu tjetri, pra sjellje arrogante dhe unë ia kam thënë që në ditën e parë të legjislaturës, nuk mund të qeveriset në mënyrë arrogante populli shqiptar. Nuk mund ta bëjë vendin një kryeministër, qoftë edhe ky me mendjen e Çurçillit, nuk mund ta bëjë!

Kush e bën vendin?

Vendin e bën bashkimi i energjive pozitive i të gjithë popullit, të gjithë kanë energji pozitive brenda tyre dhe në qoftë se një kryeministër që është kryefamiljari i një vendi, arrin që të nxjerrë pozitiven e të gjithë njerëzve të një vendi, ky vend në një kohë rekord bëhet. Por ky vend nuk mund të bëhet me arrogancë, ulu ti se e di unë më mirë, aq më tepër një kryeministër që sot nuk këshillohet me asnjë tjetër, përveçse me kriminelët e këtij vendi.

Kam parasysh kur tha Zoti Meta që kemi katastrofën demografike. Çfarë do të bëni që të mos ikin njerëzit nga Shqipëria? A keni një koment?

Jua thashë në fillim. Ne nuk kemi nevojë të shpikim rrotën, sepse rrota është shpikur tashmë. Ne kemi nevojë që t’i propozojmë shqiptarëve reforma ekonomike të cilat ndikojnë në rritjen e pagave, në rritjen e mirëqenies së tyre, të nivelit të të ardhurave të tyre. Pra një ekonomi që prek çdo ditë interesin e shqiptarëve. Dhe nëse ne nuk e krijojmë këtë ekonomi thjeshtësisht, shqiptarët do të ikin. Sepse kriza e besimit, hendeku i madh që është krijuar jo thjesht ndërmjet të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri sepse ka njerëz të cilët kanë punuar. Kriza e besimit të shqiptarëve nuk është ndërmjet të varfërve dhe të pasurve që jetojnë më mirë sesa të tjerët dhe që jetojnë me djersën dhe gjakun e tyre, por midis të varfërve dhe të pasurve të cilët janë pasuruar me gjakun e të varfërve. Me ato ministra që për herë të parë në jetën e tyre kanë firmosur si ministra të cilët nuk kanë bërë asnjë lloj prokopie në këtë vend përveçse vendimmarrje dhe trafiqe të cilat kanë ndikuar. Dhe kjo krizë e jashtëzakonshme i ka varfëruar psikologjikisht, ekonomikisht dhe mendërisht.

Dhe çfarë duhet të bëjmë?

Duhet të bëjmë reforma ekonomike që prekin interesin e përditshëm të qytetarëve. Duhet të investojmë në bujqësi, të cilët ata fshatarët e varfër jo të bëjnë fasada. Ata fshatarët e varfër të cilët investojnë në tokën e tyre, me subvencione që mund të kenë për çmimin e naftës, për blerjen e farave, për ato magazina të cilat të kenë mundësi që ta çojnë atë prodhim në mënyrë që mos ta hedhin rrugëve të këtij vendi, të prodhojnë ekonomi për xhepin e tyre. Po kështu industria e peshkimit. Po kështu industria e turizmit. Industria e turizmit nuk është fasadë. Ajo është investim i përditshëm në infrastrukturë dhe në dhënien e paketës turistike njerëzve të cilët lënë paratë e tyre këtu. Por si mund të lënë paratë e tyre ata njerëz të cilët çdo ditë ndeshen me krimin e organizuar, me gjobat e majme që vendosin kudo nëpër Shqipëri, me kriminelët, me atë dyndje të jashtëzakonshme që kanë nëpër plazhet publike për t’i copëtuar dhe duke i masakruar. Si mundet? Lezha ka një pasuri dhe ka resurse të jashtëzakonshme. Nuk mund të ketë një bashki tjetër në Ballkan, resurset që ka Bashkia e Lezhës. 29 kilometra bregdet, një pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike, histori 2400 vjeçare. Të kesh fushën e Torovicës, fushën e Zadrimës, fushën e bregut të Matës, të cilat ndikojnë në mënyrë të jashtëzakonshme për rritjen ekonomike të fshatarëve dhe kanë qenë hambari i Shqipërisë. Sot për shkak të politikave shfarosëse dhe masakruese, bujqësia dhe fermerët e vegjël nuk arrijnë të mbijetojnë. Sot punonjësit e turizmit nuk arrijnë të nxjerrin të ardhura për të jetuar e për të mbajtur në këmbë ato biznese të vogla që kanë.

Pse?

Sepse politika e qeverisë është tek ata me 5 yje dhe jo tek ata të vegjlit të cilët mbijetojnë, punësojnë, rrisin të ardhurat familjare. Dhe pastaj ikin. Kjo është ajo që kryeministri ynë kërkon që me këto investime nëpër fasada, me këtë shoë që bën kudo, kërkon të shpikë rrotën. Në fakt ka dështuar që në ditën e parë të qeverisjes.