Vettingu në politikë, një ligj për 320 veta

Deputeti iPD-së, Enkelejd Alibeaj sqaroi në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH përmbajtjen e prompozimit të opozitës sa I përket ligjit të vettingut të politikanëve.

Sipas Alibeajt ndryshe nga ligji i dekriminalizimit, porpozimi i ri e kalon barrën e provës tek politikanët, të cilët kanë detyrimin të justifikojnë pasurinë e tyre. Subjekt të këtij ligji do të jenë vetëm 320 politikanë, ku përfshihen deputetët, ministrat, kryetarët e e Bashkive dhe drejtuesit e insitucioneve të larta shtetërore.

“Ky standard kushtetues, prezumimi I fajësisë bie mbi politikanët . Janë 320 politikanë të këtij vendi që prezumohen si te lidhur me krimin dhe si te korruptuar. Nevoja e këtij ligji vjen pasi mungon mekanizmi për të zbuluar lidhjet e politikës me krimin”, – u shpreh Alibeaj në RTSH.