Sa paguhet Flaka për një mbrëmje muzikore?

Meqë sipas statistikave tona imagjinare një nga tre pyetjet më të zakonshme të shqiptarëve është “Sa e ke rrogën?”, pyetje që kushdo përpiqet t’i bëjë bisht, ne menduam t’ju tregonim në këtë artikull shumën që merr një nga artistet tona për një natë të vetme.

Ndërkohë që s’të ndodh çdo ditë të marrësh një përgjigje konkrete nga këngëtarët e tjerë, Flaka Krelani e tregoi pa problem.

E pyetur në emisionin Nd’rrimi i Natës në rubrikën “Haje ose Thuaje” se sa paguhet për një mbrëmje muzikore Flaka u përgjigj: “Minimumi 300”. Çdo përllogaritje apo vlerësim, e bëni ju vetë!