Rita Ora pas 6 vjetësh jep lajmin e bukur për fansat

Rita Ora ka lumturuar të gjithë fansat e saj me lajmin që sapo ka dhënë. Prej 6 vitesh këngëtarja me origjinë shqiptare është duke punuar për albumin e saj të parë që titullohet “Phoenix”.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku falenderon fansat për durimin, këngëtarja tregon së më 23 nëntor do të hedhë në treg albumin e shumëpritur.

“Jam shumë e lumtur që do të lançoj ‘Phoenix’. Jam shumë krenare për këtë album dhe e emocionuar që të gjithë të dëgjojnë atë se çfarë kam punuar unë deri tani. Një falënderim i madh shkon për të gjithë që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim muzikor”- ka thënë këngëtarja shqiptare.