Renditja e re e UEFA-s, ja ku renditen klubet shqiptare

UEFA ka publikuar renditjen e radhës për klubet europiane. Në krye të listës qëndron Real Madridi, i ndjekur nga Bayern Munich. Në “top-10” figurojnë edhe klube të tilla gjigante në kontinentet, si Barcelona, Atletico Madrid, Juventus, Sevilla, PSG, Manchester City, Arsenal dhe FC Shakhtar Donetsk.

Sa iu takon klubeve shqiptare, më lart pozicionohet Skënderbeu kampion, i cili ndodhet në vendin e 150-të. Krahasuar me renditjen e mëparshme, kuqebardhët e presidentit Ardian Takaj i kanë humbur disa pozicione.

Pozicionet e klubeve të tjera shqiptare: Kukësi i 201-ti, Partizani i 317-ti, Laçi i 338-ti, Tirana e 376-ta, Teuta e 378-ta, Flamurtari i 379-ti.