Propozimi i producentit dominon çmimet Emmy

Producenti i Glenn Weiss ka përdorur fjalimin e tij gjatë pranimit të çmimit Emmy për ti propozuar për martesë të dashurës së tij, atletes Jan Svendsen. Ndërkohë që ndodhej në skenë ai iu drejtua Svendsen, e cila ndodhej më audiencë: “Pyes veten pse nuk më pëlqen që të të quaj e dashura ime? Sepse unë dua të të quaj bashkëshortja ime.”

E gjithë turma filloi të brosoriste ndërsa atletja, që dukej e tronditur dhe e kënaqur nga veprimi i Glenn, shkoi në skenë për të pranuar propozimin e tij për martesë. Producenti i dha asaj unazën që i ati i kishtë blerë nënës së tij.

“Po të jap unazën që babai im vendosi në gishtine nënës sime 67 vite me parë,”-u shpreh ai. Propozimi për martesë erdhi vetëm 2 javë pas vdekjes së nënës së tij.