Përplasja/Salianji: Shikoni orgjitë që…Spiropali: O vemje

Çështja e Vetting-ut për politikën, degjeneroi në fyerje midis deputetëve në emisionin ”Open” në Top Channel. Ervin Salianji dhe Elisa Spiropali, kanë provokuar njëri tjetrin sa i përket pasurisë dhe më pas debati ka përfunduar në fyerje personale.

Pjesë nga debati

Spiropali: Të ndjekim deri në fund kush është hajduti, kush është vrasësi, kush është shpifësi. Por jo vetting, politikanët për politikanët. Ti je mashtrues që nuk ke as burrëri për të diskutuar.

Salianji: Na thua broçkulla këtu dhe del me çanta 2-3 mijë euro.

Spiropali: Unë nuk kam asnjë cantë as 2 mijë euro, as 5 mijë euro, as nuse djali, as djalë, as kunat, asgjë.

Salianji: Del këtu dhe kërkon dhe mbron politikanët e kriminalizuar. Me unaza, me çanta, me makina, me varëse…

Spiropali: Po c’varëse e unaza, o pika ty për varëset dhe unazat.

Salianji: Duke u marrë gjakun shqiptarëve, cili është Skënderbeu këtu, ky që ka futur kriminelët në parlament. Me këta njerëz do merremi ne, që flasin broçkulla, i marrin njerëzit për budallenjë këta, kush janë këta, që e nisin me 5 mln euro nga KLSH dhe e mbyllin me prokurorinë.

Spiropali: Je mashtrues. Je shakaja publike e partisë tënde. Unë nuk i bie kujt më qafë, zgjidh problemet morale që ke vetë, me mua mos u merr me këtë cështje.

Salianji: Këto diskutoni sot, jo përpëlitje kot.

Spiropali: Ti nuk mund të flasësh për Skenderbe, se ti je vemje, vetëm ti mos fol për moral, se je kapur në publik dhe e dinë të gjithë, të flasë ndonjë tjetër. Politika është arena ku ka moral dhe përballje, unë nuk i konsideroj as kundërshtarë

Salianji: Unë krimin e konsideroj armik edhe hajdutëve, armiq të shqiptarëve. Shikoni origjitë që bënit në ‘Mjaft’ dhe në ‘G99’.