Pëlhura më e rrallë në Tokë

Vikuna dikur e rrezikuar është duke lulëzuar në Andet peruane, falë një plani të guximshëm për të mbledhur dhe shitur në mënyrë të qëndrueshme leshin e tyre të vlefshëm, duke u siguruar edhe para banorëve.

Vikuna zë një vend të rëndësishëm në zemrën dhe shpirtin e Perusë. E afërmja më e vogël dhe më elegante e lamës, konsiderohet kafsha kombëtare e vendit duke u bërë pjesë e flamurit, stemës dhe monedhës së saj kombëtare.

Në kulmin e Perandorisë Inkase, afërsisht dy milionë vikunas kullosnin në Ande, pllaja e shkretë e mbuluar nga era e vazhdueshme që shtrihet nga Peruja Jugore në Argjentinën Veriore.

Inkasit besonin se vikuni kishte fuqi të posaçme dhe se vrasja e tyre ishte e ndaluar.

Vetëm fisnikët inkas e kishin të lejuar të vishnin rroba të endura prej leshit jashtëzakonisht të hollë. Ky lesh i artë, i lakmuar nga njeriu prej shekujt, ëoi pothuajse zhdukjen e specieve.

E butë, por e vështirë

Kafshët mund të duken delikate, por ato janë krijuar për duruar ekstremet e jetës në lartësitë e Andeve. Niveli i lartë i rruazave të kuqe të gjakut, rrisin aftësitë e tyre për të  përpunuar oksigjenin Një sistem unik i tretjes i lejon ati të mbijetojnë duke u ushqyer me një bar të fortë.

Por, më i shquari është leshi i tyre, shumë izolues.

I përbërë nga fibra nga 12 deri në 14 mikronë në diametër, është një nga fibrat më të mira natyrore në botë (në kontrast, kashmiri varion nga 14 deri në 19 mikron dhe leshi i Angorës, rreth 25 mikronë).

Në botën e tekstileve, ajo është fibra më e butë dhe më e vlefshme.

Procesi intensiv i punës që kërkohet për të mbledhur leshin me rritje të ngadaltë të vikunave e bën atë shumë më tërheqëse dhe të shtrenjtë.

Veshjet e krijuara me këtë lloj leshi, janë afërsisht pesë herë më të shtrenjta se çmimet e produkteve të leshta të ngjashme.

Rituali human

Në kohë inkasve, qethja e kësaj kafshe bëhej një herë në 4 vjet, në një ritual që quhet chaccu, gjatë së cilës grumbulloheshin kope të mëdha. Pëlhura e përfunduar trajtohej si ar dhe ruhej në depo perandorake.

Kur pushtuesit spanjollë arritën në 1532 dhe zbuluan qethjen, ata filluan të gjuajnë kafshët me armë. Masakra vazhdoi për shekuj. Nga mesi i shekullit të 20-të, kur veshjet me leshin e vikunave konsiderohej veshje luksi në SHBA dhe Evropë, popullsia e viktimave kishte rënë në më pak se 10,000. Ato ishin në rrugën e zhdukjes.

Me dëshpërim, Peruja e ngriti këtë kafshë deri në shenjtëri. Kështu, u krijuar një rezervat kombëtar prej 16.000 hektarë në provincën malore Lucanas në vitin 1967.

Dy vite më vonë, u ndalua tregtia e produkteve të vikunave. Në vitin 1975, Konventa mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara (CITES) e deklaroi kafshën më të rrezikuar dhe vendosi ndalimin e saj në të gjithë tregtinë ndërkombëtare të produkteve.

Por luftëtarët e trofeve nuk u ndalën për shkak të çmimit të lartë në tregun e zi, rreth 1.000 dollarë për kilogram, ishte e pazëvendësueshme.

Zbatimi i ligjeve ishte pothuajse i pamundur: habitati i viktimave ishte shumë i gjerë dhe i largët për tu’ patrulluar. Popullsia vazhdoi të zvogëlohej.

Çdo kafshë e tillë jep rreth 200 gramë lesh. Fibra e papërpunuar shitet për rreth 300 deri 450 dollarë për kilogram. Fshatrat fitojnë 2-6% të çmimit të produktit të shitur.

/Me shkurtime nga BBC/