Ndrenika-Veliajt: Si shkolla “Kosova”, edhe Teatri i ri do ndërtohet më i mirë

Rikthimi i shkollës simbol të kryeqytetit, nga e cila kanë dalë shumë talente dhe figura të rëndësishme të jetës publike në vendin tonë, ka surprizuar dhe emocionuar edhe ikonën e Teatrit dhe të Kinematografisë Shqiptare, aktorin Robert Ndrenika.

Përmes një mesazhi drejtuar kryebashkiakut Veliaj, “Artisti i Popullit”, Robert Ndrenika përgëzon kryebashkiakun Veliaj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën “Kosova”. Ai shpreh bindjen e plotë se sikurse shkolla “Kosova” është ndërtuar model, edhe Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet më i mirë.

”Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj. Ju përgëzoj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën “KOSOVA”. Duke përdorur shprehjen e një mikut tim që thotë “Krahasimi është pjesë e jetës” shpreh bindjen e plotë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet edhe më i mirë (me oborrin pa kulla). Edhe njëherë sukses në vazhdimësi! Robert Ndrenika (aktor teatri në pension)”, shkruan Ndrenika.