Krasniqi: Fushata kundër korrupsionit nuk mund të vij nga të korruptuarit!

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, është treguar skeptik ndaj propozimit të PD për vetting në politikë. Krasniqi tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH se vettingu në politikë është vetëm një aksion politik, që nuk do të bëhet realitet. Ai tha se në rradhët e të gjitha partive poltike në vend gjen të korruptuar dhe kriminel. “Partitë poltiike nuk kanë vullnet për të larguar të inkriminuarit nga rradhët e tyre. Fushata kundër korrupsionit nuk mund të vij nga të korruptuarit!”- u shpreh analisti politik, Afrim Krasniqi në RTSH.

Deputeti I PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe analisti politik Afrim Krasniqi kanë debatuar në emisionin Përballë ta gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH. Krasniqi tha se të dyja palët politike kanë lidhje me persona të inkriminuar. “Ka raste të të përjashtuarëve nga parlamenti me dekriinalizimin që I kandiduat prapë. Oligarkët kontrollojnë dy palët politike. Kur ka retorikë të ashpër, ka marrëveshje. Nëse ka një marrëveshje, që edhe një gjë të mirë e banalizon me interesa të momentit, atëherë humb shpresa. Opozita e ka lënë Shqipërinë pa alternativë” – u shpreh Krasniqi në emisionin Përballë.