Icardi rrëfen emocionet e golit të parë në Champions: Kjo fitore na jep besim!

Mauro Icardi i dha zemër skuadrës së tij, pasi barazoi rezultatin 4 minuta nga fundi ku dukej se gjithçka ishte e përfunduar. Sulmuesi i Interit doli për “Sky Sport” pas ndeshjes duke treguar dhe emocionet e golit të parë në kompeticionin më të rëndësishëm.

“Janë gola që ndodhin. Ishte një top nga pas, të gjithë ishin brenda zonës, ndërkohë që unë qëndrova jashtë saj. Asamoah më dha një top fantastik dhe më pas përfundoi mirë. Ka qenë një mbrëmje spektakolare. Jemi të ndërgjegjshëm që jemi një ekip i fortë dhe mund të luajmë nga kujtdo. E kemi pritur 3 muaj këtë ndeshje, teksa kjo fitore do na japë shumë forcë edhe në kampionat.

Një sukses i tillë të jep shumë besim, pasi është një ndeshje Championsi, por duhet të jemi të qetë për të ruajtur gjërat e mira që kemi bërë.  Të shtunën duhet të luajmë me një tjetër mentalitet, pasi ambienti i ekipit në ditët e fundit nuk ka qenë shumë i mirë. Vecino qëlloi në vendin e duhur duke na dhënë dy fitore, po rëndësi ka suksesi i ekipit”, deklaroi Mauro Icardi në intervistën pas ndeshjes. /Koha Jone/