Horror, 12 foshnje të vdekura gjenden në kuti e qese platike në spital

Guvernatori i Nairobit ka urdhëruar një hetim pasi bëri një vizitë të papritur në një spital në kryeqytetin kenian dhe gjeti 12 foshnje të vdekura të futura në kuti dhe qese plastike. Mike Sonko tha shkoi në Maternitetin Pumwani të hënën pasi mori njoftime për neglizhencë dhe se punonjësit mbanin trupat nga dhomat spitalore.

“Gjatë vizitës zbulova 12 foshnje që kanë vdekur në spital në mënyrë misterioze dhe trupat e tyre ishin fshehur në kuti dhe qese brenda një dhome,”-tha Sonko në një deklaratë. Video e momentit të vizitës së guvernatorit në spital është fimuar. Në video ai shihet duke hyrë me forcë në spital dhe kërkoi të dinte sesa fëmijën vdiqën atë ditë.

Një punonjës i spitalit i tha atij se vetëm një fëmijë kishte vdekur që nga e premtja, por guvernatori i tha se numri është më i lartë.

“Mos luaj me mua, kam informacion për gjashtë trupa,”- tha Sonko. “Ti më the se ka vetëm një, sa fëmijë të vdekur janë atje?”

Sonko urdhëroi një punonjës për të hapur disa kuti dhe qese plastike që ishin vendosur në një dhomë, dhe u zbuluan12 trupa foshnjesh. “Kjo është çështje e policisë.. Nuk mund të vdesin 12 foshnje brenda një dite. Ju po fshini trupat në qese plastike. Këto janë qenie njerëzore,”-tha Sonko. Spitalet janë të mbingarkuara dhe të pafinancuara Nuk është e qartë se çfarë shkaktoi vdekjen e foshnjave apo çfarë ndodhi me nënat e tyre.

Guvernatori tha se ai ka pezulluar disa zyrtarë të lartë të spitalit pas incidentit, duke përfshirë mbikqyrësit, administratorin dhe mjekun gjinekolog në detyrë. Spitalet publike në Kenia kanë një histori të neglizhimit dhe keqmenaxhimit, me një sistem të kujdesit shëndetësor që është i mbipopulluar, i mbingarkuar dhe i pafinancuar.

Vitin e kaluar, trajtimi në spitale pothuajse u ndërpre kur mjekët dhe infermierët filluan grevën për muaj për shkak të pagës së ulët dhe kushteve të këqija të punës. Pumwani nuk ka objekte për të ruajtur trupat dhe nuk është e pazakontë që punonjësit të vendosin përkohësisht trupat në kuti përpara se të transferohen në morg, shkruan një mjek në gazetën Standard. Zyrtarët kenianë kanë kërkuar ndryshime pas vizitës së guvernatorit në spital.