FOTO/ E kritikoi për tatuazhin, Dua Lipa i kthe përgjigje epike fanses

Dua Lipa na ka zbuluar një pjesë mjaft interesante nga fëmijëria e saj.

Me një postim totalisht “throwback” në Instagram, këngëtarja shqiptare uroi kushërirën e saj për ditëlindje, me disa imazhe të shkëputura nga fëmijëria, ku i rikujtonte se ajo ishte mikesha e saj më e mirë.

“Më fal për imazhet turpëruese” – shkruante Dua Lipa krahas albumit.

Por mes fotove gjendej dhe një video, ku Dua e vogël duket teksa ndodhej në një pishinë së bashku me kushërinjtë e saj dhe tregon që ka një tatuazh.

Një fans ka komentuar menjëherë duke e kritikuar.

“Fëmijët e vegjël nuk duhet të bëjnë tatuazhe.”

Këngëtarja i është kthyer fanses duke i treguar se në fakt tatuazhi është i bërë thjesht me këna.

Image

Image

Image