Formacionet zyrtare, Barcelona sfidon PSV me të gjithë yjet

Barcelona sfidon PSV-në në një ndeshje që nuk duket aq e lehtë sa në letër, pasi holandezët po shkëlqejnë në këtë fillim sezoni në Eredivisie. Trajneri Valverde ka vendosur që të hedhë në fushë formacionin me skemën 4-3-3, teksa Coutinho është postuar disi më pas duke i dhënë mundësinë Messi, Suarez dhe Dembele që të formojnë treshen e frikshme.

Holandezët janë kundërpërgjigjur me të njëjtën vendosje taktike teksa Lozano, De Jong dhe Bergwijn, do të përpiqen që të lënë gjurmë në “Camp Nou”.