”Familje hajdutësh”, sherr mes deputetit dhe inspektorit

Deputetët demokratë të Vlorës, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj denoncojnë dhunën e ushtruar nga policia në Jalë, ku qytetarët po përplasen me policinë. Shehaj është përplasur me kreun e inspektorit të IKMT në Vlorë, Fatmir Meta, në Jalë.

Shehaj dhe Meta i drejtohen vazhdimisht njëri-tjetrit me fjalët “hajdut” ndërsa përplasja mes tyre arrin deri në kufijtë e konfrontimit fizik. “Ju keni marrë shpirtin njerëzve. E bëni për paratë. Vini si hajdutë këtu. Jeni hajdutë dhe shembni shtëpi”, dëgjohet t’i drejtohet Shehaj inspektorit të IKMT.

“Hajdut je ti, hajdut brez pas brezi. Nuk më tregon ti hajdutin. Vini për politikë këtu ju. Politikën bëjeni andej se ju e keni katandisur këtë vend kështu”, i kthehet kryeinspektori IKMT Vlorë, deputetit Shehaj.