Burrin e çojnë të vdekur në spital, gruaja: Ra nga skela

Një 40-vjeçar është dërguar në spitalin e Vlorës i pajetë pasditen e sotme. Një ngjarje e pazakontë, me shumë pikëpyetje. Sipas raportimeve, 40-vjeçari Flamur Velaj është lënë në derën e spitali i pajetë.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Pasi është bërë identifikimi është lajmëruar edhe familja e të ndjerit.

Bashkëshortja e viktimës ka thënë për policinë se bashkëshorti kishte rënë nga skela gjatë punës dhe në spital e kanë dërguar kolegët.

Por policia po verifikon deklaratën dhe për të zbuluar çfarë ka ndodhur ka marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë të spitalit.

Një grup hetimor është ngritur për rastin dhe po hetohet për zbulimin e shkaqeve të vdekjes së 40-vjeçarit.